Grabovci: PDK ka frymë të brendshme të debatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci: PDK ka frymë të brendshme të debatit

    Insajderi
    09 May 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhja e Kadri Veselit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, po shihet nga zyrtarë të kësaj partie si shembull për të gjitha partitë tjera se si bëhet ndërrimi nga një kryetar në tjetrin. Sipas nënkryetarit të PDK-së, njëherësh shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci, me Veselin në krye PDK-ja do të jetë edhe më e fortë.

    “PDK-ja ka një frymë të brendshme të debatit. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë rrjedha e konventës ku delegatët patën rastin kush deshi të ngrinte shqetësimet e veta të çfarëdo natyre qofshin ato. Ky është një shembull i mirë, që shpresoj të shërbejë si shembull edhe subjekteve tjera, se si duhet të bëhen ndërrimet natyrshëm nga një kryetar te tjetri. Dhe unë besoj fuqishëm se PDK-ja nga konventa e djeshme të dalë edhe më e konsoliduar”, ka thënë Grabovci.

    Madje, ai paralajmëron edhe ardhje të reja në këtë parti, si nga bota intelektuale e akademike, shoqëria civile, që do ta forcojnë edhe me tutje PDK-në dhe do t’i prijnë drejt fitoreve të tjera.(Gazeta Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark