Grabovci reagon për vdekjen e nipit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci reagon për vdekjen e nipit

    Insajderi
    02 June 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adem Grabovci ka folur pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të kryeqytetit. Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë, por Policia është duke hetuar rrethanat rreth vdekjes së tij.

    Adem Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të njëpasnjëshme dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rënien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.  

    “Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë”

    Grabovci shkroi se viktima ishte shenjë nga vëllau dëshmorë, e rasti i sotëm e pikëlloi atë sot.

    “NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shrkuan Adem Grabovci”

    “Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, përfundoi ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark