Grabovci thotë se nuk dëshiron mbrojtje nga policia pas kërcënimeve që mori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci thotë se nuk dëshiron mbrojtje nga policia pas kërcënimeve që mori

    Insajderi
    13 August 2016 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se nuk i nevojitet mbrojtja nga Policia e Kosovës, dy ditë pasi mori një kërcënim me anë të një letre afër ndërtesës ku ai banon.

    Ndonëse në letër nuk ishte përmendur emri i Grabovcit, aty thuhej se nëse kalon demarkacioni “kërset zolla në shtëpinë tënde”.

    Grabovci konfirmoi vetë se kjo letër kërcënuese ishte lënë para derës së një fqinji të tij, derisa e ka dërguar çështjen në organet kompetente të drejtësisë. Megjithatë, Grabovci thotë se nuk i nevojitet mbrojtja nga ana e policisë.

    “Nuk kam kërkuar mbrojtje nga policia. Janë duke u zhvilluar procedurat hetimore. Nuk po merrem unë me këtë rast. Organet kompetente janë duke hetuar për akterët e sulmit”, ka thënë Grabovci për Tribuna Channel.

    Grabovci është protagonisti kryesor i një serie të përgjimeve të publikuara nga gazeta online Insajderi para rreth dy javësh. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark