Grabovi dëshmon në rastin e Limajt për MTPT - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovi dëshmon në rastin e Limajt për MTPT

    Insajderi
    14 March 2017 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adem Grabovci është paraqitur në seancën gjyqësore, në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si MTPT në cilësinë e dëshmitarit të Prokurorisë.

    Fillimisht mbrojtja e Limajt, kishte kërkuar që Grabovci të mos dëshmojë sot, pasi nuk kanë marrë material dhe provat që ai mund t’i sjell gjatë dëshmisë së tij.

    Po, trupi Gjykues i EULEX’it, e ka refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin e mbrojtja ka pasur mjaftueshëm koha t’i shqyrtojë këto materiale.

    Prokurori fillimisht ka pyetur  Grabovcit, se cilës parti politike i takon dhe kur e ka nisur aktivitetin e tij me këtë parti, ndërsa ai është përgjigjur se është pjesë e PDK’së dhe se është bashkuar me ta që para themelimit, gjatë themelimit dhe deri më sot.

    Ndërkaq kur u pyet se cili ka qenë angazhimi i tij në vitin 2008-2009, dhe prej nga janë mbledhur fondet për partinë, Grabovci është përgjigjur se ka kaluar kohë e gjatë dhe “dhe se nuk i kujtohet mirë”.

    Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

    Adem Grabovci ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark