Pas festivaleve të shumta të filmit, muzikës e arteve të tjera përfshirë edhe festivalin e rrushit, është krijuar edhe një festival tjetër.
Titullohet “Shield Festival” apo “Festivali i Mburojave”.
Nga data 16 në Graçanicë do të organizohet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Mesjetare dhe artizanaleve nën organizim të Organizatës Turistike të Graçanicëns.
Me financim të USAID, festivali ka për qëllim që të argëtoj afro 3 mijë vizitorë sa presin organizatorët gjatë dy ditëve, me artet e lojërave mesjetare sikurse ballafaqimet mes luftëtarëve dhe promovimin e ushqimit tradicional./Insajderi.com