Graciano hap Kutinë e Pandorës, banori hakmerret ndaj Romeos, kalon në nominim… – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Graciano hap Kutinë e Pandorës, banori hakmerret ndaj Romeos, kalon në nominim…

    Insajderi
    11 February 2024 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Graciano ka vendosur të hapë Kutinë e Pandorës duke hapur më pas Zarfin e Bardhë dhe atë të Zi.

    Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift.

    Ndërsa në Zarfin e Zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona.

    Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin.

    Votimi është i hapur për publikun, për banorin që duan të shpëtojnë.

    Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”.

    Kjo zgjedhje u shoqërua me komente të shumta nga banorët.

    Lisi tha se e priste këtë veprim të Gracianos, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark