Gracka e Alban Hysenit kopjohet edhe në Malishevë, ja çka i ndodhi kryetarit Kastrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gracka e Alban Hysenit kopjohet edhe në Malishevë, ja çka i ndodhi kryetarit Kastrati

    Insajderi
    24 September 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gracka e kandidatit për kryetar të Gjilanit nga Vetëvendosje, Alban Hyseni, duket se është kopjuar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Gëzim Krasniqi.

    Hyseni në një debat televiziv kishte vënë në grackë Arbër Ismajlin e LDK-së duke e pyetur nëse ka vizituar repartin e Radiologjisë në QKMF.

    Ismajli iu përgjigj se e ka vizituar dhe “s’ka shampon për duar”, por më vonë doli se QKMF nuk e ka fare këtë repart.

    E njëjta “strategji” është përdorur nga Gëzim Krasniqi, i cili pyeti kryetarin aktual që vjen nga Nisma Socialdemokrate, Kastrati, nëse e ka vizituar klinikën e gjinekologjisë, klinikë që në të vërtetë nuk ekziston.

    Pjesë nga biseda:

    Krasniqi: Kur je kanë në maternitet në QKMF më së mramti.

    Kastrati: Jo, nuk kam shkuar, atje nuk kam shkuar për shkak të specifikave të punës.

    Krasniqi: Çfarë specifikash?

    Kastrati: Sepse është shërbim gjinekologjik dhe nuk kam dashur të shkoj.

    Krasniqi: Maternitetin e kemi mbyllur me votë të asamblesë, nuk kemi hiç…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark