Zgjedhja në situatë të jashtëzakonshme e presidentit të ri të Kosovës ka nxitur reagime edhe përmes grafitëve.
Një i tillë është parë në qytetin e Pejës, ku shihet një person me maskë kundër gaz lotsjellësit duke e mbajtur një fotografi të Thaçit, duke lënë të nënkuptohet se Thaçi u zgjodh në një ambient gazi dhe maskash.
Kriza politike e muajve të fundit ka inspiruar grafitë të shumta në këtë qytet por edhe në Prishtinë. Më herët, cak i grafitëve kanë qenë edhe Presidentja në largim, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa./Insajderi.com