Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Leposaviq të enjten janë hasur në disa grafitë të shkruara në muret e disa shtëpive me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport ditor të PK-së.
Sipas policisë, rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet e hetuesisë.