Boksieri me origjinë shqiptare, Granit Shala, pritet të boksojë kundër Daniel Dubois në pesha të rënda në kuadër të Kampionatit Evropian EBU.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat gjermane, pasi që Shala përfaqëson Gjermaninë atje, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas këtyre raportimeve, ekipi i Shalës dhe ai i Dubois kanë kohë deri më 19 shkurt për t’u dakorduar për kushtet e meçit.
Shala ka të fituara 15 meçe, ku pesë nga to i ka me nokaut.
Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Dubois, ka 20 meçe të fituara, ku 19 nga to me nokaut.
Shala njihet si “Andy Ruizi” shqiptar në boks. /Insajderi.org/