×
  • Sport
  • Euro 2024

    Granit Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani – Zvicër nga UEFA

    Insajderi
    23 June 2024 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në Euro 2024.

    Ndeshja ishte e bukur dhe me raste nga te dyja anët, por që skuadrat u desh të pajtohen me barazim.

    Dan Ndoye shënoi golin e parë në ndeshje për Zvicrën, ndërsa Niclas Fulkrug barazoi shifrat për gjermanët.

    UEFA ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes, duke vendosur për mesfushorin fantastik dhe kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën.

    “Xhaka me sa duket ka qenë kudo sonte. Nga ndihma për të çuar topin përpara deri tek mbrojtja dhe sigurimi që harkimet e Gjermanisë të mos hyjnë në zonë. Kapiteni ka qenë edhe një herë një nga figurat më të spikatura”, shkruante UEFA në faqen e tyre zyrtare gjatë ndeshjes.

    Ai vrapoi pothuajse 12 kilometra, ndërsa në një moment arriti shpejtësi prej 31.4 km/h. Saktësia e pasimeve ishte 84 për qind.

    Hera e dytë që Granit Xhaka e fiton këtë çmimin në Euro 2024, gjë që e bëri edhe ndaj Hungarisë në fitoren 3-1.

    Zvicra kalon tutje si e dyta e grupit me 5 pikë, ndërsa Gjermania si e para me 7 pikë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark