Granit Xhaka i pakënaqur: Mëkat që përfundoi vetëm 4:0 mund të fitonim 7-0 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka i pakënaqur: Mëkat që përfundoi vetëm 4:0 mund të fitonim 7-0

    Insajderi
    06 September 2025 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra shënoi fitore bindëse ndaj Kosovës me rezultat 4-0, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.

    Por kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat, i cili pas ndeshjes deklaroi se mund të fitonin 6-0 ose 7-0.

    “Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar.

    Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark