Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe skuadrës së Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka është futur në formacionin e vitit në Bundesliga.
Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” e ka përzgjedhur mesfushorin shqiptar në mesin e 11-shës më të mirë të vitit 2024, shkruan Indeksonline
Xhaka është në këtë formacion falë notës së lartë 7.59 gjatë vitit 2024.
32-vjeçari gjatë vitit 2024 fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë.
Kurse gjatë këtij gjysmë-edicioni, Xhaka ka zhvilluar 15 ndeshje me fanellën e Leverkusenit, ka shënuar dy gola dhe ka bërë 5 asiste./Indeksonline/