Granit Xhaka “ngacmon” vëllanë para duelit të 11 qershorit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka “ngacmon” vëllanë para duelit të 11 qershorit

    Insajderi
    27 May 2016 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë e cila pritet të zhvillohet më 11 qershor në Francë, në kuadër të kampionatit evropian që zhvillohet këtë verë, nuk do të jetë e zakonshme.

    Aty pritet të luajnë dy vëllezër të ndarë në dy skuadra kombëtare, gjë që rrallë shihet në skena kaq të rëndësishme të futbollit botëror.

    Pas deklaratave të Taulantit në konferencën e sotme për shtyp në grumbullimin e kombëtares shqiptare në Austri, ka reaguar përmes një fotoje vëllai i tij Graniti.

    Ai ka shkruar vetëm një frazë të cilën e ka shoqëruar me një foto të dy vëllezërve: “A jeni mirë vëlla”.

    Para vetëm disa orësh, Taulanti kishte thënë që nuk do t’i kursejë ndërhyrjet e ashpra as ndaj vëllait të tij në duel ndaj Zvicrës dhe se edhe “Graniti do ta këndojë himnin kombëtar, brenda vetës së tij”.

    Ndoshta kjo e fundit ka ngjallur reagimin e futbollistit të Arsenalit, i cili në një farë mënyrë i ka dalë në mbrojtje vetvetes para shtypit zviceran. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark