Granit Xhaka ka shënuar gol në ndeshjen më të rëndësishme të Bayer Leverkusenit këtë sezon.
Mesfushori nga Kosova realizoi super gol në minutën e 60-të për të dyfishuar epërsinë 2:0 ndaj Werder Bremenit.
Bayer Leverkuseni ka shkruar historinë duke fituar titullin e parë të kampionit në Bundesligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi me lehtësi 5:0 ndaj Werder Bremenit.
Kjo fitore i mjaftoi “Farmaceutikëve” për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit, pesë xhiro para fundit të sezonit 2023/24.
Granit Xhaka sonte ishte fantastik, teksa kontribuoi me gol në fitoren e skuadrës së tij.
Ai shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 60-të. Paraprakisht kishte shënuar nga penalltia Victor Boniface (25’).
Florian Wirtz (68’, 83′, 90′) shënoi të dy golat tjerë.
Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 79 pikë, 16 më shumë se Bayern Munichi dhe Stuttgarti.
Vlen të theksohet se ky është titulli i parë i kampionit në historinë e klubit nga Leverkuseni.
GRANIT XHAKA WHAT A GOAL!
— TC (@totalcristiano) April 14, 2024
THE BUNDESLIGA TITLE IS COMING! pic.twitter.com/X1ciCleOZT