Dyshja më e përfolur e momentit është padyshim Fifi dhe Graniti në shtëpinë e Big Brother VIP. Të dy ata kanë shprehur edhe pëlqim për njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme gjatë një bisede Fifi ka bërë disa pyetje për Granitin për të mësuar më shumë rreth tij dhe për ta ditur se çfarë kërkon nga partnerja.
Graniti është shprehur se më së shumti vlerëson sinqeritetin tek një femër dhe të jetë besnike. Këto janë gjërat kryesore.
Fifi vazhdon me një tjetër pyetje: “ Çfarë të tërheq te një femër përveç kësaj pjesës fizike”.
Graniti ka habitur deri diku me përgjigjen e tij dhe është konsideruar edhe si një thumb për Fifin duke qënë se ajo përkushtohet ndaj Granitit : “Nuk kam qejf të bëjë shumë për mua”, është shprehur Graniti.