Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka komentuar lajmin për dhënien e grantit bujqësor në vlerë prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së VV’së, Fitore Pacollit.
Haradinaj nëpërmjet në shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij, edhe udhëheqësi i ekzekutivit është i përfshirë në këtë rast, shkruan Insajderi.
“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, ka thënë ai në ‘Facebook’. /Insajderi.org/