×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Gratë, caku i grupeve virale që lënë shenjë

    Insajderi
    01 June 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu iu referua Donjeta, gazetarja e portali “Insajderi”,  grupit ‘’Albkings’’ në prill të këtij viti. Grupi ‘’Albkings’’ ka qenë një grup i aplikacionit të Telegramit, i përbërë nga më shumë se 100,000 pjesëtarë, duke shpërndarë çdo ditë foto, video dhe materiale të natyrës private dhe poshtëruese të grave dhe vajzave minorene. Ky grup nuk është i vetmi në Ballkan, ndonëse gjenezën e pati nga dhjetori i vitit 2022, kohë që ndoshta jo rastësisht ndërlidhet me përfundimin e COVID-19.

    Shkruan: Velsa Dragusha

    Aktivitetet e grupit shkaktuan zemërim të gjerë dhe çuan në veprime të rëndësishme ligjore. Autoritetet e Kosovës, në koordinim me Njësinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, nisën hetimet që rezultuan me disa arrestime. Për shembull, një nga administratorët u ndalua për 48 orë me akuzën e “Vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve”.

    Pas mbylljes së grupit “Albkings”, u shfaq një grup i ngjashëm i quajtur “Shqipet 87”, duke vazhduar të njëjtat aktivitete të paligjshme. Edhe ky grup fitoi shpejt mijëra anëtarë dhe vazhdoi të shpërndante imazhe intime, jo konsensuale. 

    Ekspozimet e tilla fyese dhe të dëmshme nuk janë të pakta në shoqërinë moderne, mirëpo sa vlen t’u thuhet ‘’psikopatë’’? Ose ‘’grup manjakësh’’ (vazhdim nga po e njëjta gazetare dhe me rast viktimë e aktivitetit të këtij grupi)?

    Valmira dhe Donjeta, në emisionin ‘’Rreth e rrotull’’ në Dukagjin, thonë se ndonëse ato të dyja e  njihnin veten për karaktere të forta, megjithatë u bezdisën nga fotot e rreme të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale në këtë grup, kryesisht për shkak të familjes dhe reputacionit jashtë punës.

    ‘’Ne kemi eksperiencë. Megjithatë, koleget tona më të reja nuk e përballuan lehtë një  fat të tillë, nuk kanë funksionuar njësoj si zakonisht në atë javë’’.

    Kjo është gati kulmi, kur flasim se si i ndikon kjo grate dhe vajzat. Historikisht, jo rrallë kemi dëgjuar për anëtarët e kësaj gjinie që kanë vdekur nga vetëvrasja mu për këso arsye. Numri i personave që operonin nën pseudonime në këto grupi është relativisht i lartë, e kjo përbën një gjendje alarmante, meqë propabiliteti për të shkaktuar dëm rritet. Si arriti një grup i tillë të bëhet kaq viral?

    Mendoj se mund të përgjigjem, duke marrë parasysh se kam kontriubuar vet në publikimin e këtij lajmi, me anë të një infiltrimi në këtë grup.

     
    1. Anonimiteti dhe qasja e lehtë: Struktura e Telegramit lejon një shkallë të lartë anonimiteti, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të ndajnë dhe konsumojnë përmbajtje të paligjshme pa pasoja të menjëhershme. Ky anonimitet tërheq individë që kërkojnë të shfrytëzojnë platforma të tilla për qëllime joetike.
     
    2. Mungesa e Moderimit: Telegrami njihet për politikat e tij minimale të moderimit të përmbajtjes, që mundëson përhapjen e shpejtë të materialit eksplicit pa ndërhyrje të shpejtë nga platforma. Kjo mungesë mbikëqyrjeje lehtëson rritjen e grupeve si "Albkings".
     
    3. Përmbajtje senzacionale: Grupi ndau përmbajtje sensacionale dhe provokuese, duke përfshirë foto dhe video intime dhe eksplicite, të cilat tërhoqën një numër të madh përdoruesish. Kjo lloj përmbajtje shpesh shpërndahet me shpejtësi për shkak të natyrës së saj tronditëse, duke rritur shpejt shikueshmërinë dhe anëtarësimin e grupit. 
     
    4. Shpërndarja virale: Anëtarët e grupit do të ndajnë përmbajtjen nëpër platforma të tjera të mediave sociale dhe brenda rrjeteve të tyre, duke krijuar një efekt shumëfishues. Ky lloj shpërndarjeje virale është i zakonshëm me përmbajtje eksplicite dhe të diskutueshme, pasi njerëzit shpesh përhapin një material të tillë nga kurioziteti ose dëshira për të tronditur të tjerët.
     
    5. Fjala e gojës dhe mbulimi mediatik: Ndërsa lajmet për grupin dhe aktivitetet e tij përhapeshin përmes gojëdhënave dhe raporteve të medias, më shumë njerëz u ndërgjegjësuan për ekzistencën e tij. Mbulimi mediatik, edhe pse shpesh kritik, pa dashje rriti ndërgjegjësimin dhe kuriozitetin për grupin, duke bërë që më shumë njerëz ta kërkojnë atë.
     
    6. Shfrytëzim dhe shantazh: Përdorimi i përmbajtjes nga grupi për shantazh dhe ngacmim gjithashtu kontribuoi në famë të tij. Viktimat dhe ata që ishin të vetëdijshëm për aktivitetet e grupit do ta diskutonin atë në forume të ndryshme, duke rritur më tej turpin e tij dhe do të arrinin famëkeqësinë.
     
    Këta faktorë u bashkuan për të krijuar një përhapje të shpejtë dhe të gjerë të grupit "Albkings" në Telegram, duke e bërë atë një rast të rëndësishëm për t'u trajtuar nga autoritetet.

    Kjo veç edhe na bënë më kurioz me pyetje me më shumë rëndësi si: pse shoqëria jonë e gjenë vetën të tërhequr drejt këtyre fenomeneve negative në aspektin etik? Kjo nuk është pyetje e lehtë për t’ju përgjigjur. Mund të ketë disa arsye, duke përfshirë:

    1. Mungesa e edukimit dhe ndërgjegjësimit etik: Shpesh, njerëzit nuk janë mjaftueshëm të edukuar për çështjet e privatësisë dhe etikës në botën digjitale. Sipas psikologut Albert Bandura, sjelljet e mësuara nga ambienti social, përfshirë mediat dhe rrjetet sociale, mund të ndikojnë ndjeshëm në sjelljen individuale dhe të grupit .

    2. Anonimiteti dhe mosndëshkimi: Anonimiteti që ofrojnë platformat digjitale shpesh i bën njerëzit të ndihen të pandëshkueshëm. Studimet nga profesori i psikologjisë John Suler tregojnë se anonimiteti në internet çon në pamundësi kontrolli të sjelljes, duke bërë që njerëzit të shfaqin sjellje që nuk do t’i bënin në jetën reale .

     3. Presioni social dhe konformizmi: Ndikimi i presionit social dhe dëshira për t’u konformuar me grupin luan një rol të madh. Solomon Asch, përmes eksperimenteve të tij mbi konformizmin, demonstroi se individët shpesh përshtaten me opinionet dhe sjelljet e grupit edhe kur ato janë të gabuara .

     4. Modelet e sjelljes në media: Mediat shpesh promovojnë dhe glamorizojnë sjellje të papërshtatshme, duke krijuar norma të reja etike që ndikojnë tek të rinjtë. Sipas teorisë së kultivimit të George Gerbner, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përmbajtjes mediatike formëson perceptimet dhe qëndrimet e njerëzve ndaj realitetit .

     5. Liria dhe Anomia Digjitale: Në botën digjitale, mungesa e rregullave të qarta dhe mbikëqyrjes krijon një ndjenjë anomie, ku individët nuk ndihen të lidhur me normat sociale. Sipas sociologut Émile Durkheim, kjo anomi mund të çojë në sjellje deviante dhe kriminale . Këta faktorë të kombinuar krijojnë një ambient ku shkeljet etike dhe fenomene të tjera negative bëhen më të zakonshme dhe më pak të ndëshkuara, duke ndikuar në mënyrë negative në sjelljen individuale dhe kolektive.

    Rrjedhimisht çka etika nuk arrinë t’na shpie deri në përfundim, medoemos e bënë ligji. Juristja Viona Aliu, e bënë një rikujtim të duhur me këtë rast.

    ‘’Rasti “AlbKings” në Kosovë thekson nevojën për masa të forta ligjore për mbrojtjen e privatësisë në botën kibernetike. Ligjet duhet të reflektojnë standardet ndërkombëtare si Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (RPMD) e BE-së. Krijimi i organeve të pavarura për zbatimin e ligjit dhe trajtimin e ankesave është i domosdoshëm. Shkelja e privatësisë në rastin “AlbKings” përfshinte shpërndarjen e fotografive personale dhe përdorimin e fotografive “deepfake”, veprime që përfshijnë “vjedhje të identitetit dhe kredencialeve” sipas nenit 327 të Kodit Penal të Kosovës. Problemet moderne të privatësisë përfshijnë përdorimin e paautorizuar të të dhënave, “phishing”, “spyëare”, dhe mbikëqyrjen e tepruar. Ruajtja e sigurisë kibernetike kërkon një qasje shumë-dimensionale dhe ndëshkime të rënda për shkeljet. Bashkëpunimi ndërkombëtar është i nevojshëm pasi shkeljet shpesh kalojnë kufijtë kombëtarë.’’

    Ajo më tutje shton se dënimet adekuate për shkeljet e privatësisë në botën kibernetike duhet të jenë efektive dhe të sigurojnë drejtësi për viktimat. Ndërsa Kosova ka një kornizë ligjore të mirë, dënimet janë më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së. Përveç ashpërsimit të dënimeve me burg dhe gjoba, kompensimi për viktimat është esencial, duke përfshirë dëmshpërblim për shqetësimin emocional dhe dëmtimin e reputacionit. Gjykatat duhet të veprojnë shpejt për të hequr materialin fyes dhe për të parandaluar përhapjen e tij. Edukimi mbi etikën kibernetike dhe rehabilitimi janë të rëndësishme për të zvogëluar recidivizmin dhe për të siguruar parandalimin efektiv të shkeljeve të ardhshme.

    Ky botim është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtjes dhe Dhunës në Baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS, D4D dhe AGK, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian’;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark