Asociacioni i grave në qytetin e Marsejit në Francë, që përmban numër të madh të popullsisë me përkatësi islame, ka shkaktuar reagime në Francë, pas planifikimeve për të marrë me qira një pishinë vetëm për gratë.
Gratë që shkojnë në atë pishinë duhet të jenë të mbuluara nga gjoksi deri në gjunjë.
Kryetari i Pennes-Mirabeau, Michel Amiel, tha të enjten se ai do të padisë këtë organizim për shkak që mund të shkaktojë “parregullsi në rregullat publike”.
Juristi konservativ, Valerie Boyer, kryetar i dy zonave të Marsejit, po ashtu është shprehur kundër këtij organizimi.
Asociacioni i grave përmes faqes së tyre në rrjetin social, deklaroi se pishina është e rezervuar për gra, vajza dhe djem nën moshën 10 vjeçare./rel.