Gratë protestojnë më 8 mars - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gratë protestojnë më 8 mars

    Insajderi
    03 March 2016 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka thirrur marsh protestues në Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars për siç thonë, kundërshtimin e çdo forme të dhunës gjinore.

    “Më 8 Mars Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Mars’hojmë S’festojmë, kundërshtojmë dhunën në baza gjinore dhe qëndrojmë të bashkuara/r për barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë. Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale”, thuhet në përshkrimin e këtij aktiviteti të bërë publik nëpërmjet rrjetit Facebook.

    “Mars’hojmë S’festojmë sepse dëshirojmë ti japim fund dhunës në baza gjinore dhe tu themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë Kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”

    Ky marshi fillon tek sheshi Zahir Pajaziti në Pristhinë dhe përvec kësaj, në këtë ditë pritet të organizohen edhe aktivitete të tjera që përfshinë diskutimin e librave feminist, shfaqje filmash e të tjera./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark