Gratë, shtylla e ndryshimit- Ardian Shala prezanton vizionin për Suharekën - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Gratë, shtylla e ndryshimit- Ardian Shala prezanton vizionin për Suharekën

    Insajderi
    07 October 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, zhvilloi një takim me gratë e komunës, organizuar nga Forumi i Gruas së LDK-së dega në Suharekë, ku diskutuan programin qeverisës dhe mundësitë për përfshirjen e grave në vendimmarrje.

    “Unë besoj fuqishëm se gratë janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, forca që mban familjen dhe çdo ndryshim të mirë që ndodh në vendin tonë. Energjia dhe përkushtimi i tyre më dhanë besim se ndryshimi ka ndodhur!”, tha Shala.

    Ai theksoi se në qeverisjen e tij, gratë do të jenë bashkëvendimmarrëse dhe do të kenë mbështetje konkrete, duke përfshirë:

    • Avancimin e shërbimeve shëndetësore për gratë, me fokus në kujdesin parandalues;
    • Subvencionimin e lindjeve;
    • Rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje dhe administratë;
    • Fondet për gratë sipërmarrëse;
    • Formimin e Këshillit të Grave të Komunës së Suharekës.

    Shala përfundoi mesazhin me optimizëm: “Suhareka po bashkohet për ndryshim dhe LDK po rikthehet fuqishëm!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark