
Jack Grealish pritet të largohet nga Manchester City këtë verë, dhe tashmë klubi i ka vendosur një çmim të kripur për kartonin e tij.
Lojtari i kombëtares angleze është i lirë të largohet, pasi është lënë jashtë listës për Kupën e Botës për Klube, shkruan Insajderi.
Sipas The Guardian, Manchester City kërkon 50 milionë funte, ose rreth 60 milionë euro, për të shitur Grealish gjatë këtij afati kalimtar.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një ofertë zyrtare për 30-vjeçarin, me klubet e interesuara të rezervuara për shkak të pagës së tij të lartë – plot 300 mijë funte në javë.
Pikërisht për këtë arsye, një transferim në formë huazimi mund të jetë një alternativë e mundshme, edhe pse City preferon një shitje të përhershme.
Ndër klubet që kanë shfaqur interes për Grealish janë Everton dhe Newcastle United.