Grenell akuza të rënda për miliardat e USAID të shpenzuara në Ballkanin Perëndimor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Grenell akuza të rënda për miliardat e USAID të shpenzuara në Ballkanin Perëndimor

    Insajderi
    04 February 2025 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Richard Grenell, i cili sot zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndalur edhe një herë të shpenzimet që bën USAID, në Ballkanin Perendimor, për të cilat kanë thënë se janë alarmante.

    Ai ka shkruar në X, se amerikanët e palodhur paguajnë taksa, kurse politikanët në Uashington DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

    Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAID.

    “Shpenzimet e USAID-it në Ballkanin Perëndimor (2020-24). Kosovë: 537 milionë dollarë, Bosnja: 402 milionë dollarë, Maqedonia veriore: 290 milionë dollarë, Serbia: 209 milionë dollarë, Shqipëria: 189 milionë dollarë, Mali i Zi: 77 milionë dollarë. Totali i WB6: 1.7 miliardë dollarë.

    Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi se ka marrë postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark