Grenell akuzon Hagën: Arrestimi i Thaçit ishte sabotim ndaj marrëveshjes së Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell akuzon Hagën: Arrestimi i Thaçit ishte sabotim ndaj marrëveshjes së Trump

    Insajderi
    28 July 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka rikujtuar se arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhi pikërisht në kohën kur SHBA-ja po përpiqej të arrinte një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve, shkruan Insajderi.

    Në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter), Grenell ka deklaruar e ishte prokurori Jack Smith, tashmë i njohur për hetimet kundër Donald Trump – ai që urdhëroi arrestimin e Thaçit në vitin 2020.

    “Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë–Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, shkroi ai.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi u arrestua vetëm pak javë para nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.

    Ai ndodhet në paraburgim në Hagë që nga ajo kohë, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark