Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij ndaj dialogut.
Në një postim në Facebook, Grenell kritikon Bidenin për faktin që siç thotë ai “as nuk e ka përmendur procesin e dialogut në fjalimin e tij në Kombet e B ashkuara”.
Sipas tij, për Bidenin as nuk është prioritet partneriteti me Ballkanin.
“Joe Biden dështon që edhe ta përmend dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë se për këtë Shtëpi të Bardhë partneriteti me Ballkanin nuk është prioritet në asnjë formë”, ka shkruar Grenell.