
Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare në ShBA dhe aleati i afërt i presidentit të zgjedhur Donald Trump, i ka bërë thirrje opozitës siriane që të punojë për të gjetur dhe kthyer në shtëpi shtetasin amerikan, Austrin Tice, i cili po mbahej peng nga ish-regjimi në Siri.
Pasi forcat rebele të udhëhequra nga organizata Tahrir al-Sham e fituan luftën ndaj regjimit të Assadit, Grenell ka kërkuar nga opozita fitimtare që të merret me rastin e Tice.
“Me rënien e Asadit, ne shpresojmë që opozita siriane do të punojë për ta gjetur dhe siguruar kthimin e shtetasit amerikan Austin Tice, i cili mbahej nga regjimi”, tha Grenell në një shkrim në platformën X, ish-Twitter.
Tice, një gazetar i pavarur, dyshohet se është zënë rob pranë Damaskut më 14 gusht të vitit 2012, derisa po raportonte për luftën civile në vend asokohe.
Tice, 43 vjeç, u pa për herë të fundit në një video, me sy të lidhur dhe dukshëm në ankth, të postuar në internet disa javë pas kapjes së tij.