Grenell: Ekipi i Bidenit më në fund po e ndjek politikën e Trumpit për Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Ekipi i Bidenit më në fund po e ndjek politikën e Trumpit për Kurtin

    Insajderi
    13 February 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ekipi i presidentit amerikan Joe Biden po i ndjek politikat e Administratës Trump kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    Ai këtë e ka thënë pas deklaratës së ndihmës-sekretarit të SHBA’së, James O’Brien, i cili ka thënë se kërkon nga Kurti që të tërhiqet nga rregullorja e re e BQK’së, shkruan Gazeta Insajderi.

    O’Brien tha për “Zërin e Amerikës” se SHBA-ja nuk trajtohet si partnere, atëherë nuk do ta trajtojë partnere as Qeverinë e Kosovës.

    “Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës. Pas tri vitesh”, ka shkruar Grenell në platformën ‘X’. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark