Grenell i reagon ashpër Gjykatës Speciale dhe REL-it: Amerikanët po paguajnë për gjykim dhe raportim të rremë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell i reagon ashpër Gjykatës Speciale dhe REL-it: Amerikanët po paguajnë për gjykim dhe raportim të rremë

    Insajderi
    16 April 2025 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari për misione të posaçme në Administratën Trump, Richard Grenell, ka reaguar kundër Gjykatës Speciale dhe shërbimit të shtypit Radio Evropës së Lirë.

    Me anë të një shkrimi në platformën ‘X’ Grenell ka pretenduar se amerikanët po paguajnë për “gjykim dhe raportim të rremë”, duke kritikuar raportimin e REL-it mbi përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Insajderi.

    Rreshti i parë thotë “Prej dy vitesh” prokurorët kanë shkuar pas Hashim Thaçit. DY VJET? Jo. Krimet e supozuara janë të vitit 1998. Gjykata filloi (punën) në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020“, deklaron Grenell.

    Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjyq të rremë dhe raportim të rremë për gjyqin“, deklaroi tutje Grenell.

    Në fjalinë e parë të REL-it për të cilën ka reaguar Grenell, thuhet se “në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së. Tani që Prokurorisë po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj, e ardhmja e gjyqit është e pasigurt“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark