Grenell kapet për Gjykatë Speciale me deputeten serbe, prezanton idenë e Administratës Trump për gjykimet për krime lufte – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell kapet për Gjykatë Speciale me deputeten serbe, prezanton idenë e Administratës Trump për gjykimet për krime lufte

    Insajderi
    12 May 2024 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është ballafaquar me replika ndaj deputetes serbe, Marinika Tepiq, lidhur me Gjykatën Speciale.

    Tepiq, siç raporton N1, pretendoi se Grenell deklaroi në një intervistë se ai, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, kishin arritur marrëveshje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “A nuk mendoni se do të ishte mirë që ne ta dinim dhe Serbia të dinte nëse kjo është e vërtetë apo zoti Grenell po përhap informacione të rreme për Aleksandar Vuçiqin? Le të na thotë mirë Grenell nëse është e vërtetë që Vuçiq ka bërë marrëveshje historike për të shfuqizuar gjyqet e UÇK-së për krime kundër serbëve? Thirrni edhe presidentin e Serbisë – e kam videon, mund t’ia lëshojmë, është një intervistë e njohur në një platformë publike amerikane, kështu që edhe në rast se ai shmang të vijë e të na përgjigjet, ndoshta të paktën do t’u përgjigjet gazetarëve”, citohet të ketë thënë Tepiq.

    Lidhur me këto deklarime ka reaguar ish-emisari amerikan, ku ka thënë se ideja ka qenë që krimet të gjykohen në gjykata përbrenda dy shteteve, e jo jashtë tyre.

    “E vërteta është se ideja ishte që secili vend të hetonte krimet e dyshuara dhe të merrej me to brenda vendit – jo përmes një gjykate ndërkombëtare jashtë vendit të tyre, por në Serbi”, deklaroi Grenell.

    “Është për të ardhur keq që ajo nuk beson në sovranitetin e vendit të saj”, shtoi tutje ai. /insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark