Ish i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti.
Sipas Grenell, Kurti po i hedh poshtë të gjitha idetë dhe kjo nuk po sjellë kurrëfarë dobie.
“Mendoj se ne e dimë që Kurti thjeshtë nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe atij nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Na mungon Thaçi këto ditë”, ka deklaruar Grenell për “RTS”, përcjell Insajderi.
Grenell ka shtuar, se Kurti nuk iu bën dobi amerikanëve duke e cilësuar si “zoti jo”, pasi sipas tij, ai gjithmonë kundërshton. /Insajderi