Grenell me 14 kongresistë në darkë tek Gjuriqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grenell me 14 kongresistë në darkë tek Gjuriqi

    Insajderi
    05 December 2021 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishin mbrëmë mysafirë në darkën e shtruar nga Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq.

    Bëhet fjalë për 14 përfaqsues nga Komisioni I Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni I në Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, njofton ambasada serbe në SHBA.

    Aty, Gjuriq shprehu mirënjohjen e tij për të mbledhurit dhe për rëndësinë që tha se ata i kushtojnë përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “Sonte, me ardhjen tuaj, ju dërguat mesazhe miqësie, respekti dhe mbështetjeje për Serbinë, mesazhe respekti për rezultatet e Serbisë në vitet e fundit dhe mesazhe të afirmimit të rrugës që po ecën Serbia si një partnere e besueshne dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Gjuriq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark