Grenell në 17 vjetorin e Pavarësisë: Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të festonte në Prishtinë, jo në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell në 17 vjetorin e Pavarësisë: Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të festonte në Prishtinë, jo në Hagë

    Insajderi
    17 February 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë.

    Ai kujtoi në një postim në Facebook “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.

    “Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi Grenell.

    Ai shkroi se “europianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.

    “Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, shtoi Grenell.

    Zyrtari i lartë amerikan tha se “kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund” ndërsa postimin e mbylli me një “#Jack Smith”, emrin e prokurorit i cili i akuzoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark