Ish emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN.
Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën.
Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.
Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump, në të cilat raste e bën ndërlidhjen Grenell.
“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në “X”.
Grenell si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht e ka sulmuar Jack Smithin.
Jack Smith’s Trump case falls apart.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 15, 2024
Over to you, @HashimThaciRKS.