Grenell sërish kritikon Kurtin: Sollët marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell sërish kritikon Kurtin: Sollët marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët

    Insajderi
    23 January 2025 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, Richard Grenell, shpërndau një postim të vitit 2024 të kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundit e lavdëronte Joe Biden.

    Grenell ka shkruar në “X”, të enjten se marrëdheniet e Kosovës me SHBA-të kanë qenë në pikën më të ulët gjatë administratës Biden.

    Ai ka thënë se KUrti kishte zgjedhur grindjet politike dhe veprime të njëanshme.

    Përkundër mbështetjes ndaj Biden dhe Kamala Harris, Grenell thotë se adminsitrata Biden vazhdoi ta kritikonte Kurtin.

    “Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli Kosovë-SHBA. marrëdhëniet në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, ka shkruar Grenell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark