Grenell shfaqet në festën e shqiptarëve në Amerikë për 28 Nëntor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell shfaqet në festën e shqiptarëve në Amerikë për 28 Nëntor

    Insajderi
    26 November 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në prag të 28 Nëntorit, ka marrë pjesë në festës së pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nga komuniteti shqiptar në Nju Jork.

    Në këtë ngjarje ka kënduar këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila është parë në shoqëri të Grenellit. Ai ka pranuar edhe çmimin “Nëntori shqiptar”.

    “Jam shumë krenar që kam pranuar këtë çmim në Nju Jork nga komuniteti shqiptar. Ishte një natë e fuqishme me plot festë. Nëntori shqiptar”, ka shkruar Grenell krahas pamjeve të publikuara në Instagram.

    Në një video tjetër e cila është publikuar në TikTok ai është parë duke e shijuar atmosferën e krijuar nga këngëtarja, Bleona Qereti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark