Grenell takohet fshehurazi me Milorad Dodik? Çka po raportojnë mediat në Bosnje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell takohet fshehurazi me Milorad Dodik? Çka po raportojnë mediat në Bosnje

    Insajderi
    07 August 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mediat boshnjake po qarkullojnë disa pretendime për një takim ndërmjet liderit kontroverz të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe emisarit për misione të posaçme në Administratën Trump, Richard Grenell.

    Siç raporton Klix.ba duke e cituar Antena M, Dodik u takua sot në resortin luksoz Portonovi në Herceg Novi me Grenellin, përcjell Insajderi.

    Të dy u takuan në hotelin “One and Only”, dhe një kongresmene amerikane nga Partia Republikane ishte prezente me ta.

    Media malazeze thekson se asnjë nga zyrtarët e vendit të tyre nuk mori pjesë ose nuk pati ndonjë rol në organizimin e takimit.

    Aeroplani qeveritar i Republikës Sërpska u kthye nga Mali i Zi sonte, gjë që u regjistrua edhe në aplikacionin e gjurmimit të aviacionit civil ADSB. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark