Grenell takohet me Ramën: Duhet të bëjmë më shumë për të liruar Thaçin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grenell takohet me Ramën: Duhet të bëjmë më shumë për të liruar Thaçin

    Insajderi
    25 May 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ndodhet në Shqipëri për një vizitë, ku është takuar me kryeministrin e vendit atje, Edi Ramën.

    Në takimin me kreun e qeverisë shqiptare, që e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, Grenell thotë se duhet të bëjnë më shumë për të liruar nga Dhomat e Paraburgimit në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

    “Drekova me Kryeministrin Edi Rama, aleatin tonë më të madh në NATO-s, dhe ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin që prej 3 vitesh ndodhet në burg në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, ka shkruar Grenell në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark