Ka humbur jetën piloti i avionit i tipit “Mirage 2000” i Forcave Ajrore të Greqisë që ishte rrëzuar në afërsi të ishullit Skyros, në lindje të gadishullit Eyvia.
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Pano Kammenos, në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se ka humbur jetën piloti i avionit të rrëzuar, ka shprehur ngushëllimet familjes së tij.
Mediat greke njoftuan se ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët arritën në rajon pas aksidentit, kanë arritur në mbetjet e avionit.
Në deklaratën e Forcave Ajrore të Greqisë ishte theksuar se avioni është rrëzuar në ujërat verilindore të ishullit.