Greqia burgos ushtarët me origjinë shqiptare që bënë shqiponjën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Greqia burgos ushtarët me origjinë shqiptare që bënë shqiponjën

    Insajderi
    29 January 2017 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Athinë njoftojnë se 7 rekrutët e ushtrisë greke që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burg, njofton Top-Channel.

    Sipas asaj që shkruan sot Top-Channel, 50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, zv/gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

    Vendimi i Stefanisit iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty ministri Kamenos ka vendosur ta rrisë dënimin me dhjetë ditë, në kufirin maksimal të juridiksionit disiplinor të ushtrisë.

    Kjo masë vjen në kohën kur Prokuroria Ushtarake e Janinës është duke i vazhduar hetimet e saj mbi çështjen që bëri bujë në vendin fqinj.

    Shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit janë duke u hetuar për shkelje të rregulloreve të ushtrisë, që bart një dënim nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie.

    Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, ushtarët me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi greke duhet ta bënin betimin në datën 2 shkurt. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark