Bëhet fjalë për kreun e qeverisë së Bashkimit Europian, Jean Claud Juncker, i cili ka përmendur “pa dashje” një term i cili nuk njihet në asnjë dokument ndërkombëtar.
Juncker ka qenë në pikën kufitare pranë fshatit Idomeni në Greqi, atje ku ndodhen 10 mië refugjatët nga Siria.
Në një konferencë për mediat, ai tha se “Presidenti i BE-së, Donald Tusk do të zhvillojë një turne në vendet ku kalojnë refugjatët, siç janë: Turqia, Greqia, Maqedonia dhe Serbia”.
Dhe pikërisht kjo frazë ka ndezur gjakrat.
Mediat greke dhe qarqet politike të Athinës i janë hedhur në grykë politikanit europian i cili përfaqëson as më pak e as më shumë por qeverinë e përbashkët të Europës politike.
Ata e kanë cilësuar një “gafë me qëllim”.
Greqia prej vitit 2002 nuk lejon që Maqedonia të thirret me emrin e saj kushtetues, por me fusnotën “ish-republika jugosllave e Maqedonisë”.
Me këtë pretekst Athina ka bllokuar edhe anëtarësimin në NATO, duke vendosur veton e saj.
Prej vitesh dy vendet përleshen edhe për simbolet antike siç është Aleksandri i Madh apo dielli në flamur.