"Greqia mund t'i paguaj borxhet duke i mbajtur emigrantët" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Greqia mund t’i paguaj borxhet duke i mbajtur emigrantët”

    Insajderi
    06 March 2016 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Greqia mund të paguajë borxhet e saj të jashtme, duke mbajtur qendra të dëbimit dhe, rrjedhimisht, duke i dhënë Evropës një tjetër opsion për trajtimin e krizës me migrantë, ka thënë presidenti çek, Millosh Zeman.

    Zeman, duke folur të dielën për televizionin çek Prima, ka thënë se ideja ka ardhur nga një këshilltar i tij.

    “Kjo është një ide origjinale që mund të vrasë dy zogj me një gur”, ka thënë Zeman.

    “Qendrat e paraburgimit do të ndërtohen në ishujt grekë, ku do të dëbohen migrantë nga Evropa. Dhe, Greqia, me mbajtjen e këtyre qendrave, mund të paguajë borxhin e saj të jashtëm, që ndryshe është i pashlyeshëm”, ka thënë Zeman.

    Të hënën, Bashkimi Evropian do të mbajë një samit me Turqinë për krizën me migrantë.

    Gjermania ka thënë se gjetja e mënyrave për të ndihmuar Greqinë, që është pika kryesore hyrëse për migrantët në Evropë, do të jetë prioritet.

    Zeman ka kompetenca të kufizuara në politikëbërje, por ka qenë i zëshëm në çështjen e migrantëve.

    Ai ka thënë se integrimi i komuniteteve myslimane është “praktikisht i pamundur”, ndërsa fluksin e migrantëve e ka cilësuar si “pushtim të organizuar”./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark