Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Ramës për Çamërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Ramës për Çamërinë

    Insajderi
    05 June 2016 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kozias, Athina ka ngritur rrezikshëm tonet lidhur me deklaratat e politikës shqiptare për çështjen çame.

    Kanë qenë deklaratat e ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, por edhe ato të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë gjatë kongresit të PDIU-së, që sipas Athinës zyrtare i kanë hedhur benzinë zjarrit të marrëdhënieve, të konsideruara si të mira vetëm në aparencë, por që brenda tyre fshehin tensione dhe ngarkesë të trashëguar në vite.

    Duket se tashmë Athina zyrtare dëshiron t’i tregojë Tiranës se ajo që për Athinën konsiderohet si “ekspasioni shqiptar në Ballkan” nuk mund të rrijë pa përgjigjen e saj.

    Nëpërmjet Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Jashtme, Athina hedh poshtë pretendimet e Tiranës për ekzistencën e çështjes çame dhe fakteve historike që, sipas saj, janë vulosur me vendime të gjykatave dhe as nuk debatohen e as diskutohen, shkruan TCH.

    Në deklaratën me tone luftarake të saj, Athina i tregon Tiranës se për vazhdimin e saj në rrugën europiane kjo e fundit duhet të respektojë pesë parimet bazë të Bashkimit Europian, ku njëri prej tyre është respekti i të drejtës dhe vendimeve të drejtësisë, ndaj, respektimi i vendimeve të drejtësisë, sidomos kur bëhet fjalë për kriminelë lufte, siç Athina konsideron çamët e dëbuar në 1920-1944, e përpos kësaj, duhet që ajo (Tirana) të respektojë të drejtat e komunitetit vendas grekë në tokat e tij të kahershme, në zonën e minoritetit grek në Shqipëri.

    “Kultura politike e nevojshme mes fqinjëve presupozon seriozitet, respekt për faktet reale të historisë, por dhe vizionin e nevojshëm për të vazhduar marrëdhëniet që nuk do të cënohen nga deformimi me dashje ose jo i fakteve historike, por do të bazohen në betonimin në themele të forta të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, që do të ndihmojë edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, përfundon reagimi i Ministrisë së Jashtme greke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark