Greqia rikthen 71 migrantë në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Greqia rikthen 71 migrantë në Turqi

    Insajderi
    13 May 2017 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Greqia në bashkëpunim me agjencinë për kufijtë të BE-së, Frontex, ka kthyer 71 imigrantë në Turqi që prej të mërkurës, si pjesë e një marrëveshje në mes të Turqisë dhe BE-së, që është arritur vitin e kaluar.

    Në total, 22 imigrantë janë dërguar nga ishulli grek Lesbos, në Dikili të Turqisë të premten, ndërkaq në dy ditët paraprake, 49 imigrantë të tjerë janë dërguar në Turqi nga ishujt grek Kos dhe Chios, kanë njoftuar autoritetet greke.

    Sipas kësaj marrëveshjeje, çdo emigrantë që arrin në BE përmes Turqisë, nuk do të lejohet të aplikojë për azil dhe do të kthehet mbrapsht. Autoritetet greke kanë thënë se kanë kthyer 1,165 persona që prej hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje. /Rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark