Greva në 13 aeroporte gjermane- Aeroporti i Prishtinës del me njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë për Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Greva në 13 aeroporte gjermane- Aeroporti i Prishtinës del me njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë për Gjermani

    Insajderi
    11 March 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Greva një-ditore që përfshiu 13 aeroporte gjermane gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar anulimin e disa fluturimeve nga Prishtina në drejtim të Gjermanisë.

    Megjithatë, situata është zgjidhur, derisa sot nuk ka pasur fluturime të anuluara për në Gjermani.

    Kështu e bëri të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.

    “Nuk ka pasur anulime, të gjitha fluturimet po realizohen sipas orarit të parashikuar”, theksoi Gara.

    Ndër të tjera, dje Policia Kufitare e Aeroportit të Prishtinës kishte njoftuar pasagjerët se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve në aeroporte të Gjermanisë, , mund të ndodhnin anulime fluturimesh për ato destinacione.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark