Anulohen fluturimet e disa linjave në aeroportin “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohen fluturimet e disa linjave në aeroportin “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani

    Insajderi
    10 March 2025 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra fluturime janë anuluar të hënën në Gjermani, pasi punonjësit e aeroporteve kanë nisur një grevë të madhe për kërkesa pagash më të larta.

    Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.

    E lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka  dalë me një njoftim.

    “Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”, thuhet në njoftimin e  tyre në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark