Tash e tre muaj punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, kurse sot presin vendimin për punën e tyre se a do t’iu lejohet të hyjnë brenda objektit në vendet e tyre të punës.
Grevistet janë në pritje të një liste zyrtare që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, teksa në vendin e tyre janë sjellë punëtore të reja nga e njëjta kompani kontraktuese.