Grezda thotë se FFK ishte në gjumë: Është privilegj për Brrutin të luajë tek Shqipëria - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Grezda thotë se FFK ishte në gjumë: Është privilegj për Brrutin të luajë tek Shqipëria

    Insajderi
    09 March 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eros Grezda, menaxheri i Etnik Brrutit e ka konfirmuar se lojtari po ftohet në kombëtaren A të Shqipërisë.

    Brruti, kapiteni i Kosovës U21 po kalon tek Shqipëria A dhe mund të luajë ndaj Anglisë e Andorrës në kualifikuese.

    “Po, është e vërtetë, kemi rënë dakord me FSHF, çështje ditësh që ai të pajiset me pasaportë. Ai do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës”, tha fillimisht Eros Grezda për Sports Show.

    “Unë i kuptoj zërat që janë bë, por s’e kuptoj që e quajnë tradhtarë. Ai s’po i bashkohet Shqipërisë e Maqedonisë. Gjithsesi unë do të thoja që për Brrutin është privilegj të luajë tek Shqipëria, është pagjumësi e FFK-së që s’e kanë ftu ma herët.

    “Këto janë akuza të rënda nga njerëz me autoritet, s’mund t’i thuash i pabesë. E kishim aty Mirlind Dakun e Arbër Hoxhën, e kur po shkojnë tek Shqipëria janë tradhtarë”, tha Grezda ndër tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark