Një hulumtimi të bërë në Universitetin e Lancaster, kanë bërë të ditur se në indet e trurit të njeriut janë gjetur miliona grimca toksike, të shkaktuara nga ndotja e ajrit, të cilat grimca rrezikojnë edhe më shumë sëmundjen e Alzheimerit, njofton “The Guardian”.
Ky hulumtim është bërë me 37 persona, me ç`rast në indet e trurit të tyre u gjetën miliona grimca të magnetit të cilat janë shumë të dëmshme për trurin e njeriut.
Profesorët e këtij Universiteti bëjnë të ditur se duhet filluar një ekzaminim sa më i shpejt, sepse kjo mund të shkoj dhe të bëhet një epidemiologji, për shkak se këto grimca janë shumë pjellore dhe njerëzit janë të ekspozuar pranë tyre në çdo kohë.
Ndotja e ajrit është një krizë globale shëndetësor që vret shumë njerëz më shumë se malaria dhe HIV / AIDS. /Insajderi.com