Gripi sezonal, IKShPK: Mbi 5 mijë e 700 raste në javën e parë të janarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gripi sezonal, IKShPK: Mbi 5 mijë e 700 raste në javën e parë të janarit

    Insajderi
    13 January 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se vetëm në javën e parë të janarit janë raportuar gjithsej 5 mijë e 713 raste të të prekurve me grip sezonal.

    Sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik.

    Tutje bëhet e ditur se nga tetori 2023 dhe deri në janar 2024, janë shënuar 38 mijë e 476 raste të të prekurve me këtë grip.

    Në njoftimit e tyre, nga Instituti kanë publikuar edhe masat e parandalimit nga përkrahja e virusit të gripit, duke shtuar se mënyra më efektive e parandalimit është vaksinimi.

    “Vaksinimi mbron të vaksinuarin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit. Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në cdo komunë/QKMF. Efekti i vaksinës fillon 1 deri në 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit”, thuhet mes tjerash.

    Nga IKSHPK-ja kanë bërë të ditur gjithashtu se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në fillim të sezonës së gripit 2023/2024 kanë siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark