Groshë pa mish – Insajderi
×
Receta

Groshë pa mish

Insajderi
11 September 2019 - 10:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përbëresit:

• 100 gr gjalpë ose vaj ulliri,
• Kripë,
• Specall me fara,
• Vegetë,
• 1/2 kg groshë,
• 1 qepë,
• 2-3 lugë salcë domatesh,

Përgatitja:

Grosha hidhet në mbrëmje në ujë të ftohtë.
Vala e parë derdhet, mbushet me ujë të nxehtë për t’u zier varësisht nga lloji, derisa të zbuten kokrrat.
Fërgohet qepa në yndyrë të nxehtë gjersa të zbutet.
Hidhet sipere, salca e domateve dhe nëse dëshirohet të përshpejtohet procesi i trashjes, shtohen 2-3 lugë grosh dhe shtypen ato.
Kjo masë derdhet në tenxhere me groshë.
Shtohet kripë, vegetë, speca djegës.

Grosha mund të shërbehet me pilaf ose të derdhet në bukë të gatuara me miell integral.
Bukës së gatuar për një person i pritet kapaku, largohet tuli, mbushet me groshë dhe shërbehet e shoqëruar edhe me suxhuk.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark